Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Prej më shumë se një muajsh nën pushtimin rus, presidentja e PE viziton Ukrainën në kohë lufte, takohet me Volodymyr Zelenskyn

spot_img

Lajme të ngjashëm

Për më shumë se një muaj Ukraina ndodhet nën pushtimin rus, ku raketat dhe bombardimet nuk kanë të ndalur.

Mirëpo kjo nuk e ka ndalur Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola që të shkojë në Kiev dhe të zhvillojë një takim me presidentin Volodymyr Zelensky.

Pas takimit ajo postoi një foto ku shihej teksa i jepte dorën presidentin Zelensky dhe shkruan “Guxim, forcë, vendosmëri… Slava Ukraini!”.

Më herët  presidentja e PE-së u takua gjithashtu me kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal, duke treguar se ata folën për nevojën për më shumë dhe më tej sanksione.

Ndërsa në lidhje me takimin presidenti i Ukrainës tha se ardhja e partnerëve ndërkombëtarë në një kohë kur ukrainasit po mbrojnë vendin e tyre është një hap i rëndësishëm në mbështetje të popullit ukrainas.

“Unë sinqerisht dua të ju falënderoj ju personalisht Roberta dhe të gjithë ekipin tuaj që jeni këtu në një moment kaq të rëndësishëm për shtetin tonë. Në këtë moment ju po tregoni heroizëm. Tani është heroike të vish në Ukrainë”, tha Zelensky.

Më shumë




spot_img








spot_img