Këngëtarja e njohur Milva ( Ilvia Maria Biolcati ) ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Ajo prej shumë kohësh kishte humbur kujtesën .
Gjatë të gjithë karrierës së saj Milva ka arritur që në repertorin e saj të kishte një numër të madh këngësh.
Këngëtarja jetonte në shtëpinë e saj në Serbelloni në qendër të Milanos me sekratren e saj Edith dhe vajzën Martina Corgnati, kritike arti.
Deri sot mbetet artistja me numrin më të madh të albumeve të krijuara, plot 173 albume në studio, albume live dhe koleksione.