Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Prej javësh shifra të larta të rasteve të reja me COVID-19, por Haradinaj thotë se Kosova duhet të lehtësojë masat pasi po e mposht pandeminë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe pse prej javësh Kosova po regjistron shifra të larta të rasteve të reja me COVID-19, ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ka ardhur koha për lehtësimin e masave.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset,

“Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë. Javëve të fundit, ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme.

Edhe më tutje mbes me qëndrimin se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm. Sëmundja do mposhtet me kulturën tonë për të jetuar me të, duke bërë kujdes e duke ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve.

Pres që Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme.

Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet. Me politika të drejta, mobilizimin tonë, bizneseve, diasporës dhe përkrahjen e aleatëve.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, shkruan Haradinaj.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img