Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Prej dy muajsh s’vjen më asnjë ushqim nga Kina”, Kim Jong Un i shqetësuar paralajmëron popullin: Do vuajmë nga uria

Shkruar nga Newsbomb
“Prej dy muajsh s’vjen më asnjë ushqim nga Kina”,

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un I ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të përgatiten pasi një krizë e madhe do të godasë vendin.

Në një konferencë të dhënë ai krahasoi  situatën e krijuar me urinë shkatërruese të viteve 1990, që mendohet të ketë vrarë qindra miëjra njerëz.

Aktualisht vendi po përballet me mungesë të ushqimit dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Koreja e Veriut po kalon një krizë e cila vjen nga shumë drejtime, nga sanksionet ndërkombëtare për programin e saj bërthamor, ka mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë; dhe shkëmbimet tregtare me Kinën janë bllokuar.

BBC raportoi se sipas Monitoruesve të të drejtave të njeriut, prej dy muajsh nuk vjen më asnjë ushqim nga Kina. Të shumtë janë ata persona të cilat po detyrohen që të dalin për të lypur në rrugë.

Duke folur në një konferencë partie,  Kim dukej se krahasonte situatën me urinë shkatërruese të viteve 1990, që vlerësohet të ketë vrarë qindra mijëra.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll