Në policinë e Lezhës prej dy ditësh janë duke u mbajtur këtër protestues që u arrestuan dje në protestën e mbajtur nga banorë të fshatrave Thirrë dhe Sang.
Familjarët e tyre së bashku me aktivistë të Lëvizjes së Vetëvendosjes kanë shkuar përpara komisariatit duke kërkuar lirimin e të afërme të tyre.
Dje protesta u zhvillua nga banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uji në zonë. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkuan kësaj proteste. Ata bllokuan rrugën e Kombit për disa minuta në formë simbolike.
Policia ndërhyri duke shoqëruar në Komisariat 33 persona. Shumica e të shoqeruarve u lanë të lirë, por 4 prej tyre mbeten në burg, konkretisht Besnik Paci, Etnik Berisha, Endrit Bytyqi dhe Çlirim Gerbeshi.