Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prej ditësh në intubim, ndërron jetë i riu Lenc Gavani; kishte një ‘Fast-Food’ të njohur në Vlorë (Shënimi prekës i hallës së tij)

Shkruar nga Newsbomb
Lorenc Gavani

Lorenc Gavani është djali i ri që shihni në foto, i cili nuk mundi të mbijetojë nga virusi i rrezikshëm Covid-19.

Ai prej ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtruar në intubim, kështu që nuk ia doli doti ta mposhtë sëmundjen. Lenci siç e njohnin të gjithë kishte një biznes “Fast-Food” në Vlorë dhe ishte i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë.

Ikja e tij nga kjo botë ka lënë pas shumë lot dhe dhimbje tek familjarët, miqtë e të afërmit, por edhe tek ata klientë të cilëve iu ka shërbyer çdo ditë pa përtesë. Me fjalë prekëse ka zgjedhur ta ndajë dhimbjen edhe halla e tij në rrjete sociale.  

Screenshot_1.jpg

Stafi i Newsbomb i shpreh familjes Gavani ngushëllimet e sinqerta për humbjen e djalit të tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll