Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

‘Prej ditësh kanë lënë familjet’, Manastirliu jep mesazhe të forta: Këto pamje që shihni janë nga vija e parë e zjarrit të luftës me COVID-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sot në Ditën Botërore të Shëndetësisë ndërsa ka shprehur mirënjohje për mjekët që janë në vijën e parë në luftën kundër Covid-19, u ka bërë dhe një apel qytetarëve.

“Këto pamje që shihni janë nga vija e parë e zjarrit të luftës me COVID-19, në spitalin infektiv”, shkruan ministrja krahas videos ndërsa thekson se mjekë dhe infermierë prej ditësh kanë lënë familjet dhe njerëzit e tyre të dashur pa i parë, e pa i takuar dhe kujdesen me dhembshuri dhe profesionalizëm për të prekurit nga COVID19.

“Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, mirënjohje e thellë për mjekët, infermierët, ata që, mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës!

Këto pamje që shihni janë nga vija e parë e zjarrit të luftës me COVID-19, në spitalin infektiv. Janë mjekë dhe infermierë që prej ditësh kanë lënë familjet dhe njerëzit e tyre të dashur pa i parë e pa i takuar dhe kujdesen me dhembshuri dhe profesionalizëm për të prekurit nga COVID19.

Një falenderim nga zemra të gjithë mantelbardhëve që na nderojnë çdo ditë të vitit dhe po tregojnë edhe njëherë që asgjë nuk mund t’i mposhtë edhe në këto kohë të vështira”, shkruan Manastirliu.

Më shumë




spot_img








spot_img