Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Prej ditës së parë te Infektivi, Rama publikon FOTON e infermieres që pret të bëhet nënë: Batakçinjtë nuk e zhbëjnë dot punën bluzave të bardha

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a925d6b589ec0652045e2ca5cbc1c94e

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e infermieres së Infektivit Xhorxhina Metushi, dhe shpreh respektin për të, pasi siç shkruan prej ditës së parë të përballjes me Covid-19, ajo është në vijën e parë të zjarrit.

“Respekt. Në armatën e bluzave të bardha, që bëjnë dallimin e madh në këtë kohë lufte për shëndetin, është edhe një brez i ri profesionistësh si Xhorxhina Metushi.

Prej ditës së parë të përballjes me Armikun e Padukshëm, infermierja e palodhur e Spitalit Covid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën!

Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre. Heronj”, shkruan Rama dhe ndan foton e infermieres.

154288800_10158577769386523_6026351044562939352_n.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img