Hapësire reklamuese

Bota

Prej disa ditësh kishte humbur kontrollin, mbetjet e RAKETËS kineze bie në Tokë, ja kë vend prekën

Shkruar nga Newsbomb
Prej disa ditësh kishte humbur kontrollin, mbetjet e RAKETËS kineze

Mbetjet e raketës kineze kanë rënë në Tokë, mbi Oqeanin Indian gjatë orëve të para të mëngjesit.

Mediat kineze shkruajnë se pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua gjatë hyrjes në Tokë. Bëhet me dije se pjesët kanë rënë në 72.47 ° në Lindje dhe 2.65 ° në Veri. Pika shtrihet në perëndim të Maldiveve.

Prej disa ditësh raketa kineze kishte humbur kontrollin dhe kishte shkaktuar frik se çfarë mund të ndodhte nëse raketa prej 22 tonë binte në një vend të banuar.

Komanda Hapësinore e SHBA-së tha në një deklaratë se ende nuk dihet nëse mbetjet e raketës kanë ndikuar në tokë, apo në ujë.

Që nga momenti që raketa kineze humbi kontrollin, autoritet u shprehën se ajo do të “shkihej” gjatë kohës që do të binte në Tokë dhe që nuk do të shkaktonte dëme, por sërish ishte frika se mbetjet mund të binin në një zonë të banuar.

Raketa kineze “Long March-5b” u përdor për të lëshuar modulin e parë të stacionit të ri hapësinor të Kinës muajin e kaluar.

Sondazh

Poll