Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Prej 8 muajsh në Hagë, zbulohet data kur familjarët do të vizitojnë në burg Hashim Thaçin e Kadri Veselin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Speciale e Hagës ka vendosur që të lejojë familjarët e të akuzuarve për krime lufte gjatë kohës së pushtimit serb në Kosovë, që t’i vizitojnë ata në paraburgim.

Vendimi i Hagës do të hyjë në fuqi që nga 15 korriku. Prindërit, bashkëshortet, fëmijët ose partneret e të akuzuarve do të mund të vizitojnë pas gati tetë muajsh të dashurit e tyre që po mbahen në në paraburgimin e Speciales në Hagë.

“Regjistruesi ka informuar gjyqtarin e procedurës paraprake në lidhje me një azhurnim mbi lehtësimin e masave për zbutjen e rrezikut në dhomat e paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Sipas këtij azhurnimi, Zyrtari Mjekësor ka këshilluar vizitat familjare personale për bashkëshorten ose partneren, prindërit, fëmijët, të cilat do të rinisin nga 15 korriku 2021 për të paraburgosurit. Vizitat me anëtarët e tjerë të familjes pritet të rinisin në gusht-shtator, nëse vlerësimi i fazës së parë është pozitiv”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi prej një viti e gjysmë ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte.

Më shumë

spot_img
spot_img