Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Prej 48 orësh magazina në flakë, flet drejtori i policisë, Jaupi: Malli plastik ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, po hetojmë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi ka folur për zjarrin e rënë në magazinën e qendrës tregtare te “Casa Italia”, ku tha se ka ndjekur me përpikëri veprimet e forcave zjarrfikëse.

Sipas tij materialet plastike që ndodheshin në bodrumin e magazinës, kanë vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse. Ai shtoi më tej duke thënë se policia është duke ndjekur veprimet hetimore dhe situatën e vazhdueshme së bashku me ekipin e forcave zjarrfikëse.

“Jeni dëshmitar të të gjithë veprimeve që zjarrfikësve që po bëjnë, për shkak të materialeve që magazina ka pasur brenda, ka qenë një pjesë e mallit plastik dhe ka dëmtime të mëdha në bodrum. Policia po bën veprimet hetimore, jemi në ndjekje të vazhdueshme të situatës bashkë me zjarrfikëset”, u shpreh Jaupi.

Ndonëse janë bërë 48 orë nga zjarri që përfshiu magazinën e qendrës tregtare, trupi i shefit të sigurisë Arjan Sala nuk është gjetur ende. Forca të shumta zjarrfikëse, dy grupe të specializuara të Ushtrisë gjithashtu, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e 33 vjeçarit, si dhe shmangien e kolapsimit të gjithë ndërtesës.

Për shkak se zjarri ka vijuar prej orësh, zjarrfikësit kanë hedhur ujë në dyqanet në katet e sipërme të godinës, për të mbajtur nën kontroll temperaturën e betonit. Sipas Komandantit të repartit të Tiranës Saki Sheshi, rrezikon që të bjerë gjithë godina e qendrës tregtare, nëse temperatura nuk mbahet nën kontroll.

Më shumë

spot_img
spot_img