Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Prej 29-vitesh punonjës i Doganës, ndërroj jetë nga Covid-19 Naimov Gjondedaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është ndarë në moshën 58-vjeçare punonjësi i Administratës Doganore Shqiptare, Naimov Gjondedaj.

Gjondedaj ka ndërruar jetë pasi ishte i prekur nga Covid-19 dhe nuk arriti ta fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Dogana Shqiptare me anë të një postimi ne rrjetet sociale, teksa i shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve.

Postimi i plotë:

MOVI, do na mungosh të gjithëve…

Të dashur kolegë,

Me dhimbje të thellë mësuam humbjen e parakohëshme të kolegut, mikut tonë z. Naimov Gjondedaj, punonjës i Administratës Doganore Shqiptare që në vitin 1992.

Ndarja e papritur nga jeta në moshën 58 vjecare, na trishtoi të gjithëve.

Kolegu u nda nga jeta pasi humbi betejën me virusin covid 19,  që i ndërpreu në mes kështu angazhimet jetësore dhe detyrën.

Humbja e tij hidhëroi jo vetëm familjen, por dhe kolegët e miqtë.

I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjondedaj për humbjen e njeriut të dashur.

Bashkohemi me dhimbjen tuaj…Ai ishte njëri prej nesh….

Të prehesh në paqe kolegu dhe miku ynë Movi…🙏

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img