Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prej 28 vitesh i arratisur, 51-vjeçari ekstradohet nga Belgjika drejt Shqipërisë, vrau një grek në 1993 (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i 51-vjeçarit shqiptar Muhamet Belba.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar 51-vjeçarin me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.

Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit  të informacionit mes Interpol Tiranës, Departamentit të Polcisië Kriminale dhe  autoriteteve  policore në Belgjikë u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e një shtetasi të  shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Nga Interpol  Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore në Belgjikë, është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Muhamet Belba, 51 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.

Shtetasi Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.