Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prej 24 orësh në flakë, zjarri vijon të shkatërrojë bimësinë në Vithkuq të Korçës, shtohen forcat zjarrfikëse

Shkruar nga Newsbomb

Prej më shumë se 24 orësh flakët vijojnë të jenë prezente në Vithkuq, Korçë, në zonën e njohur si maja e “Jankës”.

Për shkak të situatës të rënduar janë shtuar forcat për fikjen  e zjarrit, ku  në zonë përveç banorëve të Vithkuqit dhe zjarrfikëses kanë shkuar dhe puntorët e shërbimit të njësisë administrative të Mollajt dhe Drenovës.

Ata po përpiqen të ndërhyjnë me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive, pasi nuk ka rrugë për mjetet zjarrfikëse.

Zjarri nisi para 4 ditësh, ndërsa edhe pse u arrit të shuhej, u riaktivizua sërish, duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone si pishë e shkurre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll