Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Prej 23 vitesh në arrati, OFL i kërkon vetëdeklarimin e pasurisë vrasësit të 5 gardistëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4c002675e185ba3753b59916c09779e5

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të policisë të arratisurit Llazar Bicjes.

Ky i fundit është një nga vrasësit e gardistëve në vitin 1997. Llazar Bicja është ish kryetari i PS-së në Cërrik dhe ish-anëtari i bandës së Cërrikut gjatë vitit 1997, bandë e cila ekzekutoi 5 gardistë në muajin Maj në këtë qytet.

Prej kohësh ai është në arrati dhe nuk e ka vuajtur asnjëherë dënimin.

Bicja rezulton i dënuar nga gjykata me 14 vite heqje lirie, si njëri nga personat që kishte organizuar vrasjen e 5 gardistëve Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini dhe Petrit Ndoi.

Ndërkohë që Llazar Bicja ndodhet në arrati dhe nuk është kapur asnjëherë nga policia për të vuajtur dënimin e tij, OFL i ka kërkuar vetëdeklarimin e pasurisë.

Mbetet për t’u parë se si një person që është i arratisur, nuk arrestohet për të vuajtur dënimin për vrasjen e 5 personave, por i kërkohet të deklarojë pasurinë.  

Nuk është hera e parë që ndodhin gafa të tilla, pasi një personi që kishte ndërruar jetë i ka kërkuar deklarimin e pasurisë.

Shkëlzen Dumani rezulton i vrarë që në vitin 2014, por OFL i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të burimeve të pasurisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img