Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Prej 11 vitesh në krye të KQZ-së, Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së, post të cilin Daka e mbante prej 11 vitesh.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon të gjitha veprimet që kanë bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre. Zgjedhjet si elementi më rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të veçantë për secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-së si organ menaxhues i zgjedhjeve. Kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurihet nga të gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thuhet ndër të tjera në vendim.

199357258 337521771100470 6574201411921311420 n

Më herët, presidentja kishte kërkuar dorëheqjen e Dakës në këmbim të mirënjohjes, mirëpo kjo e fundit e kishte refuzuar.

Valdete Daka ka qenë në krye të KQZ-së që prej vitit 2010.

Më shumë

spot_img
spot_img