Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prej 10 ditësh në grevë urie, të burgosurve në Peqin u bashkohen edhe familjarët

Shkruar nga Newsbomb

Prej 10 ditësh të burgosurit në burgun e Peqinit janë futu në grevë urie, sot grevës i janë bashkuar edhe familjaret jashtë ambienteve të burgut.

Ata kërkojnë që t'u plotësohen kërkesat të afërmeve të tyre në burg, të cilët janë të izoluar në sistemin e sigurisë së lartë '41-BIS'. Si pasojë e izolimit të dënuarve u janë ndaluar vizitat me të afërmit.

Mirëpo bëhet me dije se në grevë urie janë futur edhe 150 të paraburgosur të burgut të sigurisë së lartë “313” në Tiranë.

Ata janë shprehur se prej disa muajsh i janë ndaluar takimet me familjarët dhe avokatët. Ndër të tjera ata janë shprehur se ushqimi dhe kushtet janë skandaloze.

Kujtojmë që ditën e djeshme është pushuar nga detyra drejtori  burgut të Peqinit Bukurosh Malluta për shkak të keqmenaxhimt të situatës në burg.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.