Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Preç Zogaj i revoltuar: Pse s’e duan prokurorin Anton Martinin? Se ruhet me polici që nga 2008 për shkak të punës, apo se jeton me bashkëshorten mësuese në shtëpi me 97 metra katrorë?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Preç Zogaj është shfaqur tepër i revoltuar në rrjete sociale teksa flet me shumë pasion dhe elozhe për prokurorin e njohur Anton Martini.

Me sa duket ky i fundit ka pasur një kalvar të vështirë përsa i përket sitës së drejtësisë në vitet e fundit, teksa kandidon së fundmi për anëtar i SPAK. Zogaj tregon detaje modeste nga jeta e tij modeste, teksa shton se janë duke u bërë lëvizje të cilat e penalizojnë dhe ia bëjnë më të vështirë rrugën këtij prokurori.

Ndaj analisti i njohur shtron pyetjen, nëse është dikush që nuk e do Anton Martin brenda drejtësisë? Kjo për shkak se ka qenë përherë i drejtë, i pakorruptuar dhe se ruhet me polici gjithmonë për shkak të detyrës së tij, si rezultat i luftës së vahzdueshme që i ka bërë krimit të organizuar në vend.  

A mos dikush nuk e do në SPAK prokurorin Anton Martini?

Dje u bashkova me grupin numerikisht modest të gazetarëve, që ndoqën në monitor në Kolegjin Posaçëm të Ankimit shqyrtimin e ankimimit që ka bërë Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, kundër kualifikimit nga Komisoni i Vetingut katërmbedhjetë muaj më parë të Prokurorit Anton Martini, kandidat për anëtar i SPAK.

Jam një mbështetës konstant i Reformës në Drejtësi, i përpjekjeve për ngritjen e institucioneve të reja të saj. Kam kritikuar disa vonesa për kompletimin e SPAK-ut dhe në këtë kontekst me ka tërhequr vëmendjen kalvari i kandidatit Anton Martini, i cili ishte renditur në pesëshën e parë të kandidatëve të përzgjedhur nga KLP në bazë të vleresimit të tyre profesional dhe të integritetit.

Perzgjedhjen e tij, sikurse e disa te tjereve , ishte nje ogur i mire per drejtesine e re ne kantier. Mjafton te kujtojme se prokurori Anton Martini është në mbrojtje të vazhduar policore që nga viti 2008 e deri sot për shkak të dënimeve që ka kërkuar kundër bandave nga më të rrezikshmet në vend dhe kercenimeve qe ka marre nga te denuarit e kesaj sere qe lirohen tinezish e poshtersisht nga nje sistem i korruptuar. Martini i mund të jetë ndër të paktët prokurore në kushtet e dhënies se një mbojtjeje kaq të gjatë nga policia.

Ky fakt flet shumë për statusin e tij.

Jam informuar se ndër gjashtë çmimet ndërkombetare që ka marrë Shqipëria për operacione të sukseshme kundër krimit të organiziuar, në pesë prej tyre ka vene emrin e tij si prokuror Anton Martini.

Ai kla çertificatë sigurie lëshuar nga DSIK .

Pavaresisht ketyre rekordeve te mira, qe tregojne nje perfaqesues te paster e te pakompromis te ligjit, kandidatura e tij u la si ne liste te pakuptueshme pritjeje.

Më në fund, në janar të vitit 2020, Martini kaloi me sukses sitën e imët të vetingut.

Shtypi e njoftoi gjerësisht kualfikimin e tij, s’mbeti njeri i inreresuar pa e marrë vesh. Dy muaj më vonë, me 24 mars, vendimi për kualifkimin e tij u botua online në faqen e KPK-së dhe iu vu në dispozicion me email palëve të interesuara.

Komisionerit publik iu deshën të kalonin dy muaj e gjysëm të tjerë ta ankimonte kete vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelit. I takon këtij Kolegji të gjykojë në lidhje me shkeljen e afateve ligjore të ankimimit.Por duke dëgjuar dje disa pjese të seancës nuk mund të mos habiteshe që zyrtari më i interesuar i shtetit e paska marrë vesh i fundit vendimin e kualifikimit të Martinit.

Në bazë të ankimimit, Martini duhet të justifikojë para Kolegjit të Apelit, siç ka bërë në Komisonin e Vetingut, pagesën e apartamentit 97 metra katror që ka me të shoqen dhe fëmijët nga viti 2017.

Dje morën vesh se ishte martuar në shtëpi me qera dhe kishte lindur e rritur fëmijët po në shtëpi me qera, fakt lehtësisht i verefikueshëm

Dje morën vesh gjithashtu se ka marrë një kredi të butë nga shteti dhe një kredi nga një bankë private për të paguar apartamentin. Ai vazhdon ti shlyeje këto dy kredi që sëbashku shkojnë mbi 100 milion lekë. Nuk ka patur e nuk ka kontestime për këtë shumë të dokumentuar. Komisioni i vetingut është bindur me prova edhe për burimin e ligjshëm të sasisë së vogël të parave me të cilët është plotësuar çmimi i përgjithshëm i apartamentit me garazh. Pretendimet e komisionerit publik lidhen me këtë shumë të vogël. Ai nuk i ka gjendur bindesë verefikimet e imta të Komisonit të Vetingut. Me sa kuptuam bëhët fjalë për pagesën e garazhit, për pesë mijë euro, diçka e tillë. Martini tregoi sërish burimin e kësaj shume. Ai shtoi se pergjate kohes në llogarinë e tij kishin ardhur nga Londra pagesa të njëpasnjeshme, të verefikueshme, të dërguara nga i vëllaj emigrant për të ndërtuar një shtëpi për babanë e tyre. Pra po të kishte patur nevojë për “ justifikime” e “mbulime” kishte patur në dispozicion shumë me shumë se pesë mijë apo dhjetë mijë euro.

Është Kolegji i Apelit që do të gjykojë e jape verdiktin

Dje, tek largoheshim nga seanca,po diskutonim me disa kolegë.

A nuk mund te ketë në Shqipëri një prokuror me mbi njëzet vjet karrrierë dhe me bashjeshorten mesuese një apartament 97 metra katror për vetë dhe familjen të blerë pothuajse 95 përqind me kredi? Nëse nuk mund të këtë, turp për shtetin, turp për ekonominë, turp për demokracinë e Shqipërisë, turp për këdo që e heton me psikologjinë e numërimit të kafshatave.

A mos dikush po kërkon me çdo kusht qimen në qull për një prej prokurorëve me korrektë e më të ndershëm të Shqipërisë, me rekorde të njohura në përballjen me bandat dhe krimin, me mbrojtje policore te vazhduar për këtë shkak, me zero konktakte me kriminelët, pa kontakte me asnjë krah të politikës?

A mos bash për ketë shkak dikush nuk e do në SPAK Anton Martinin?

A janë të sensibilizuar përfaqesuesit e OMN-në, të SHBA dhe BE-së në Tiranë për kalvarin e tij?

Këto po i thoshnim të gjithë. Ndërsa një koleg që ka njohuri me shumë se unë për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve i ra shkurt: Nëqoftëse ndalohet Anton Martini, ta mbyllin drejtësinë . Sepse nuk ka kush kalon, tha me hidhesi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img