Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E martë, 27 Korrik, 2021

PRAPASKENAT/ Sherri i fundjavës Manjani – Rama, para ikjes së kryeministrit në Itali. Si u përhap lajmi i dorëheqjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

89da26d6a495c169ec4b465988e08cb8

Edi Rama nuk ka udhëtuar i qetë drejt Firences gjatë fundjavës që sapo u mbyll, ndërkohë që në Tiranën zyrtare me shpejtësi u prodhua lajmi se ministri i Drejtësisë Ylli Manjani do të jepte dorëheqjen nga posti që mban në qeveri.

Burimet e Newsbomb.al konfirmojnë sherrin me tone të ashpra mes ministrit të Drejtësisë Manjani dhe kryeministrit Rama, gjatë ditës së premte.

Fillimisht, debati mes tyre është zhvilluar në linjë telefonike, e mandej, ministri Manjani ka shkuar drejt e në zyrën e kryeministrit.

Burimet thonë se cështja e ligjeve edhe të procesit të vetingut, është bërë mollë sherri mes dy eksponentëve, kryetarit të PS dhe ministrit të Drejtësisë.

“Jemi duke u bërë gazi i botës. Po na i marrin të gjitha ligjet e po na i cojnë në Gjykatën Kushtetuese. Ky nuk është një turp që mund ta mbaj sidomos për çështjen e legjislacionit” mësohet të ketë qenë një ndër pretendimet e ministrit Manjani.

Edi Rama nuk e ka kursyer nervozizmin që ka vazhduar gjatë mes tyre. Sipas burimeve, flitet se kanë qenë çështjet që nga Avokati i Popullit, mënyra e përzgjedhjes, e deri tek koncesionet.

Biseda mes tyre ka përfunduar me akuzat “Ç’a je ti” e “Ç’a jam unë”, por dhe ndarja mes tyre nuk ka qenë paqësore.

Nxjerrja e lajmit të dorëheqjes

Në fakt, të dy palët, akuzojnë njëra tjetrën për nxjerrjen e lajmit të dorëheqjes së Manjanit. Ajo që duhet pranuar është fakti se njërës nga palët i ka interesuar të bëhet një zhurmë e tillë.

Zyrtarët e LSI, thanë për newsbomb.al se kjo gjë është publikuar nga makineria e shtypit e Endri Fugës duke argumentuar me këtë rast, se një gjë e tillë i ka shërbyer Ramës dhe qeverisë, kur ata janë nervozë për vazhdimin e koalicionit, raportojne burime të newsbomb.al.

Zyrtarët e PS, thonë se ndihen të habitur nga këto lajme. Madje të dielën, këtë e deklaroi me zë dhe me figurë edhe zv.kryeministri Niko Peleshi, nga qyteti i Korçës, të cilit iu duk krejt një fushatë e pazakontë ethesh parazgjedhore e gjithë situata që po ndodhte para koalicionit.

Madje, mediat prodhuan lajmin se të hënën Ilir Meta do të kishte një takim me pesë ministrat e tij të qeverisë: Ylli Manjanin, Edmond Panaritin, Lefter Kokën, Sokol Dervishin e Klajda Gjoshën.

Por zyrtarisht, mëngjesin e sotëm, nga LSI, thuhet se nuk ka asnjë takim të tillë.

Ndërkohë që në të dy kampet, priten zhvillime të mëtejshme.

Ajo që mund të thuhet është se Ylli Manjanit, që përgënjeshtroi lajmin e mesnatës mund t’i ketë shkuar ndërmend dorëheqja. Ose Edi Rama pas akuzave të ministrit, i ka vajtur mendja për ta shkarkuar.

Por, duhet se fundjava, ndonjë telefonatë e Ramës dhe Metës, i ka kthyer me këmbë në tokë të dy eksponentët.

Më shumë

spot_img
spot_img