Hapësire reklamuese

Politikë

Prapaskenat: ‘Rama ka kohë që e ka shitur Tahirin. Dosja që i vajti në zyrë...”

Shkruar nga Newsbomb

Pasi emri i ish-ministrit Saimir Tahiri u përmend në përgjimet e autoriteteve italianëve mes dy trafikantëve të drogës, analisti Andi Bushati i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komenton situatën e krijuar politike.

Sipas tij, Italia ka dhënë indicie të qarta për përfshirjen e Tahirit dhe se dosjen me emrin e tij e ka pasur në zyrë edhe kryeministri Edi Rama.

“Ka disa kohë që Rama e ka shitur simbolin e mburrjeve të veta në kabinetin e tij të parë. Që nga dita që Saimir Tahiri nuk u zgjodh ministër është bërë gjithçka për ta çmontuar, është parë që nga heqja e drejtorëve.

Flitet që shërbimet partenere i kanë dërguar në zyrë një dosje për Saimir Tahirin, dhe e kanë vënë me shpatulla pas muri, ose do drejtojmë gishtin ndaj teje ose sakrifiko Saimir Tahirin i kanë thënë”, sqaroi Bushati.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu