Hapësire reklamuese

Politikë

Prapaskenat e shkarkimit të kreut të Albpetrol, tenderi 2.5 milion euro dhe emërimi në vend të tij i drejtorit të larguar nga Gjiknuri

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e re e Energjisë dhe Infrastukturës, Belinda Balluku shkarkoi sot papritur kreun e Albpetrolit, Kastriot Bejtaj.

Arsyetimi i marrë nga Këshilli Mikqyrës ishte thjesht “‘ndryshim fryme administrimi’, por më shumë se ndryshim fryme, duket se Balluku ka vendosur të kthehet në një frymë të vjetër, pasi në këtë post është emëruar drejtori i shkarkuar nga ish ministri Damian Gjiknuri, Dritan Spahiu pas akuzave për abuzim me detyrën.

Por sikur të mos mjaftonte kaq, shkarkimi i një prej ekspertëve më të mirë në fushën e hidrokarbureve, Bejtja, i cili është gjeofizikant i njohur, ish-drejtues i SHELL dhe Petromanas dhe ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë, vjen në një kohë kur pritet të zhvillohet një tender për shitjen e 75 mijë ton naftë bruto me një vlerë prej 2.5 mld lekë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll