Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Prapaskenat e përjashtimit të Berishës, Alfred Rushaj tregon se çfarë i tha Basha pas vendimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka treguar mbrëmjen e sotme prapaskenat e përjashtimit të Sali Berishës nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai tha se Basha ka bërë përpjekje e partnerët amerikanët dhe Sali Berishën që të gjendej një zgjidhje kompromisi, por nuk u arrit. Rushaj u shpreh se këtë ia ka thënë Basha pasi mori vendimin për Berishën.

Blendi Fevziu: A u ezauruan të gjitha mundësitë dhe përpjekjet që të bindej Berisha të largohej vetë, apo të gjendej një zgjidhje më soft që të mos krijohej kjo situatë. Mund të mos ishte vendosur fare në listë, Basha mund t’i thoshte që pas dy mandatesh nuk kishte pse të futej në listë. Mund t’i kishte thënë më mbrapa që për hir të politikës brenda PD, të një mos përplasjeje të PD me amerikanët, presionit amerikan, Berisha të tërhiqej vetë. Por mënyra si u bë, kontestimi është tek mënyra dhe jo vetëm te diskutimi?

Alfred Rushaj: Nuk kam qenë pjesë e këtij diskutimi me zotin Berisha. Përpara zgjedhjeve jo e jo, por edhe pasi ndodhi vendimi, kam komunikuar pasi e shpalli vendimin, më ka thënë dhe po e perifrazoj, “që kam bërë përpjekjet që unë kam pasur mundësi të bëj si me partnerët tanë dhe me zotin Berisha që të gjej një zgjidhje”.

Blendi Fevziu: Pra zoti Basha ka bërë përpjekje si me Berishën dhe amerikanët për të gjetur një zgjidhje.

Alfred Rushaj: Po për të gjetur një zgjidhje që nuk ishte kjo. Nuk kam arritur dot që  të mbërrijmë në një zgjidhje kompromisi po them unë.

Blendi Fevziu: Dhe kjo ishte rruga e vetme që i ka mbetur?

Alfred Rushaj: Kjo ishte zgjidhja e vetme që i ka mbetur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img