Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Prapaskenat e një dekretimi/ Si u bind BUJAR NISHANI për të hedhur firmën për FATMIR XHAFAJ

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bujar Nishani, presidenti i Shqipërisë, duhet ta ketë pasur të vështirë ditën e djeshme, kur gjatë paradites kishte lajmëruar për daljen e tij publike për t’u shprehur për ministrat e rinj të kabinetit Rama, e më tepër, atë të kontestuarin nga opozita, Fatmir Xhafaj, në postin e ministrit të Brendshëm.

Në orët e pasdites, mes Presidencës dhe përfaqësuesve të ambasadave kryesore në vend, që kanë ndërhyrë për situatën, ka pasur shumë telefonata dhe takime.

Presidenti mund të ketë lajmëruar konferencën për shtyp si një gjë të rëndësishme për vetë atë, dhe në ambientin politik të gjithë e kuptuan se Nishani nuk do të kryente këtë dekretim.

Ndërkaq, në qeveri dhe PS, juristët ishin bërë gati që në rast të një veprimi të tillë të Presidentit të Republikës, pa humbur kohë të conin cështjen në Gjykatën Kushtetuese. Por Nishani doli në kohën e vendosur nga vetë ai. Dhe lajmëroi, dekretimin e ministrit të ri. Ndoshta presidenti nuk ka pasur kohë që të anulonte daljen e tij për të nxjerrë ndonjë person tjetër dhe të jepte konferencën për shtyp.

Ndoshta edhe zyrtarët ndërkombëtare që kanë ndërhyrë në këtë proces, ia  kanë kërkuar presidentit një gjë të tillë. Por ajo që është e qartë, është se pas këtij deklarimi, pjesa më e madhe e militantëve, sulmuan në rrjetet sociale presidentin e Republikës për deklaratën e dhënë në konferencë për shtyp. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img