Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Prapaskenat e goditjes së Berishës, Noka: Skenar i kurdisur, ja informacionet që kam

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se vërtetimi mjeko-ligjor për shëndetin mendor të 31-vjeçarit Gert Shehu është e falsifikuar dhe mjeku që e ka lëshuar, është militant i rilindjes.

Noka tha se ka fakte që sulmi ndaj Berishës është i inskenuar nga Rama dhe Çuçi, pasi sipas tij kryeministri ka qenë o “tërbuar” se opozita do ti prishte festën.

“Informacionet tona të sigurta tregojnë se ai është bashkëpunëtor i policisë, unë kam qenë vetë ato dokumente policia ua jep bashkëpunëtorëve që nëse kapen të lirohen dhe të vazhdojnë aksionin. Pse ishte paralajmëruar prej ditësh nga rilindja se do të kishte të infiltruar.

Është skenar i kurdisur për arsye se Rama është i tërbuar se opozita do i prishte festën, ndaj ishte kurdisur skenari për të prishur protestën.

Rama nuk donte që sot të dëgjohej për Shqipërinë e monizmit, donte të tregonte një përrallë evropiane.

Pse Berisha ka 30 vjet dhe nuk doli kurrë një i çmendur dhe e bëri pikërisht sot kur ishte paralajmëruar nga çakejtë e rilindjes?

Kam qenë ministër, nuk ka asnjë raport të tillë epikrize e lëshuar nga një klinikë private. Që të lëshohet një dokument i tillë duhet të jetë një komision, mjeku duhet të hetohet”, tha Noka për emisionin “Now”.

Më shumë


spot_img









spot_img