Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Prapaskenat e atentatit mafioz ndaj prokurorit NDOJA, LUBONJA bën propozim: Të bëhet proçes gjyqësor ndaj mafias si në Itali (PRECEDENTI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti politik Fatos Lubonja kërkon që në Shqipëri të organizohet një proçes i ngjashëm me atë në Itali në vitet 1986-1992 ku u arrestuan 400 elementë të mafias dhe u dënuan nga drejtësia.

Ai e bëri këtë deklaratë në lidhje me atentatin mafioz ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Në ‘’Neës 24’’, Lubonja thotë se ky atentat ka prapaskenë politike, e cila tregon lidhjen e fortë të shtetit me krimin e organizuar.

‘’Këtu kemi një prokurori, i cili gjendet në një makinë çuditërisht me një mafioz, tentohet të vritet nga mafiozë të tjerë ai apo prokurori nuk merret vesh. Pastaj flitet për prona në Gjirin e Lalzit që janë shkaku. Kemi një prokurori të Durrësit që është djegur dhe ajo prokurorja e Durrësit ka ardhur dhe në Tiranë, d.m.th. është bërë dhe më e madhe. Ndjesia që kur mbaron krimi e fillon shteti apo anasjelltas nuk dallohet kufiri. Është një shkrirje dramatike, që shkurt i thonë që krimi ka kapur shtetin sepse ka kapur ekonominë sepse janë të paaftë për të bërë ekonomi. Është çështje shumë e madhe politike përtej asaj kush e vrau, si e vrau. Denoncon strukturën për të cilën është folur aq shumë. Bashkëpunimi i krimit me partitë politike për të kapur votën, votën e kap për të kapur shtetin, shtetin e kap për të vjedhur shqiptarët, shqiptarët i vjedh për t’u pasuruar dhe për të mbajtur pushtetin dhe në bashkëpunim me krimin. E gjithë kjo histori ka një tregues të qartë tek ky atentat i fundit”, u shpreh Lubonja.

Ai vuri në dukje se në Shqipëri duhet të nisë një proçes madhor gjyqësor i ngjashëm me atë në Itali në vitet 1986-1992, ku u dënuan 19 bosë të mafies italiane, ndërsa në total u dënuan 338 persona.

‘’Sigurisht mund të kapin autorët, por jo që të zbërthehet e gjithë ajo strukturë që të zbërthehet lidhja e politikës me krimin. Këtu duhet një proçes gjyqësor si ‘’Maxi Processo’’ në Itali. Atë e bëri Falcone e Borselino me mafien në Sicili dhe u arrestuan 400 e ca veta. Këtu është bërë situata për një maksi proçes. Kush do e bëjë? Se ca thonë do vijën ta bëjnë amerikanët. Nuk e besoj. Ndaj jap një përgjigje pesimiste për atë që thatë. Këta kanë shtetin. Prokurorët janë bërë bashkëpunëtorë të tyre. Nuk besoj absolutisht që këta që kanë mbetur nga vettingu janë të pastër”, përfundoi analisti Fatos Lubonja.

Më shumë




spot_img








spot_img