Hapësire reklamuese

Aktualitet

PRAPASKENAT e arrestimit të zyrtarit të policisë së Fierit, “kurthi” me mbledhjen e orës së vonë dhe ndërhyrja e befasishme e SHKB (EKSKLUZIVE)

Shkruar nga Newsbomb

Nënkomisari i Fierit Festim Lelaj është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohet të jetë koka e një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë.

Lelaj akuzohet se është organizatori i trafikut të 2.5 tonëve kanabis në Itali, por ndërkohë newsbomb.al ka mësuar prapaskenat e arrestimit të tij mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm (SHKB) kanë thirrur në një mbledhje të gjithë krerët e Policisë Fier, ku i pranishëm ishte edhe nënkomisari Lelaj.

Në momentin e fillimit të mbledhjes, efektivët e SHKB-së i kanë kërkuar të gjithë drejtuesëve të tjerë të policisë së Fierit që të largohen dhe në  sallë ka qendruar vetëm Festim Lelaj. Në këtë moment është bërë dhe vënia e tij në pranga.

Më poshtë njoftimi i zyrtar i Policisë së Shtetit:

Një operacion i Prokurorisë për Krime të Rënda përfundoi me ndalimin e disa personave, përfshirë edhe një oficer të lartë policie, i cili konsiderohet në rolin e organizatorit, të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje e ndodhur në janar 2017.

Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin, pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj.

Në bazë të informacionit fillestar, të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga homologët italianë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin. Bazuar në veprimet proceduriale, deri më tani është arritur të identifikohen dhe arrestohen apo ndalohen disa persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Fillimisht, janë arrestuar para pak kohësh shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg.

Gjatë hetimit është vendosur caktimi i masës sigurimit arrest në burg për shtetasin Aurel Lazaj, masë e cila është ekzekutuar para pak ditësh.

Ndërkohë është nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit,  Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga policia ditën e sotme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll