Hapësire reklamuese

Politikë

PRAPASKENA në PS: Zbulohet zyrtari i rëndësishëm që mungoi në mbledhjen e Ramës me grupin

Shkruar nga Newsbomb

Sot, kryeministri Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, një ditë para seancës së Kuvendit.

Rama ishte i prerë me deputetët e tij në mbledhje duke i kërkuar në mënyrë ultimative që mos mungojnë nesër në seancën e parë pleanare ku do të betohet Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi. Shkurt, Rama ua bëri të qartë këtë pjesë të tijëve dhe u largua nga selia e PS-së duke lënë në sallë disa prej deputetëve.

Sakaq, burimet bëjnë me dije për newsbomb.al se Saimir Tahiri, një nga njerëzit më të besuar dhe më pranë kryeministrit deri në vonë në fushatën elektorale mungoi në mbledhjen e rëndësishme.

Kryetari i PS për Tiranën, ish-ministri i një prej ministrive më të rëndësishme,  koordinatori i fushatës së socialistëve për kryeqytetin e rrjedhimisht një nga figurat kyçe të PS nuk ka qenë në selinë rozë për të dëgjuar porositë e ultimatumet e shefit të qeverisë si dhe as për të votuar Taulant Ballën si kryetar grupi.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj mungese por kujtojmë se kryeministri e la jashtë qeverisë “Rama 2” të besuarin e tij Tahiri, i cili, ndonëse nuk ka shprehur hapur asnjë pakënaqësi ndaj këtij vendimi është dukur i qefmbetur ndaj Ramës. 

“Të shtunën në Xing me Ermalin. Gallata më serioze deri tani”, ka njoftuar ditë më parë ndjekësit e tij Tahiri duke lënë shumë vend për intepretim me fjalinë e fundit. Na mbetet veçse të presim emisionin e së shtunës, daljen e parë të ish-ministrit pas krijimit të qeverisë së re, për të kuptuar më mirë qendrimin e tij lidhur me “Ramën e dytë”./ Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu