Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pranvera EKONOMIKE po vjen, por me çfarë pasojash?! (ANALIZA E MONITOR)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas një periudhe të vështire që zgjati më shumë se 14 muaj, pranvera është kthyer sërish. Të dhënat e para flasin për rigjallërimin e ndjeshëm të ekonomisë në vend. Eksportet kanë rikuperuar me shpejtësi humbjet e muajve të karantinës, kur kufizimet e vendosura pothuajse në gjithë Evropën, dëmtuan rëndë shitjet jashtë vendit, me përjashtim të grupit të ushqimeve. Për 4 mujorin, eksportet u rritën me 35% me bazë vjetore. Edhe në raport me 4 mujorin 2019, tendenca është sërish në zgjerim me +10%. Përmirësimi i ecurisë ekonomike, në pjesën e parë të këtij viti, ka ndikuar pozitivisht edhe në ecurinë e të ardhurave buxhetore. Sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, për periudhën janar – prill 2021, të ardhurat buxhetore shënuan rritje prej 14% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 2% në raport me janar prillin 2019.

Me këto ritme dhe me ecurinë e turizmit që këtë sezon parashikohet nga operatorët turistikë të jenë shumë më positive sesa vitin e kaluar, ekonomia pritet të kapë që këtë vit nivelin e parakrizës, ndryshe nga vlerësimet fillestare për vitin 2022.

Edhe rënia në 2020 prej rreth – 3.3% ishte shumë më e ulët sesa pritshmëritë që varionin deri në -9%, të dytët me ecurinë më të mirë pas Serbisë (-1%) dhe në nivele shumë më të kënaqshme se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe sidomos Mali I Zi (-9%), me të cilin krahasoheshim në fillim, për shkak të varësisë së lartë të dy vendeve nga turizmi. Këtu në fakt, dha ndikim pozitiv dhe fenomeni I pastrimit të parave, që nxiti sektorët e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme siç është konstatuar dhe nga raportet ndërkombëtare.

Që nga mesi i prillit, situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm. Numri i të shtruarve në spitale ka rënë, infektimet e reja ditore janë në nivele minimale, teksa vendi duket se e ka arritur imunitetin e tufës.

Eshtë e dukshme tashmë se më të keqen e kemi lënë pas, si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ajo e shëndetit. Por, me çfarë kosto erdhi kjo? Fatkeqësisht, vendi duket se po shkon drejt imunitetit të tufës, jo me ndihmën e vaksinave (janë bërë dozat vetëm për 10% të popullsisë shumë më poshtë se mesatarja evropiane dhe që pas zgjedhjeve ka ngecur), por për shkak të intesitetit me të cilin e kaloi popullata sëmundjen gjatë periudhës nga nëntori 2020 deri në mars 2021.

Ndonëse me një sistem shëndetësor të dobët dhe numrin e mjekëve për banorë më të ultin në Evropë, qeveria zgjodhi hapur ekonominë para shëndetit, e ndodhur nën presionin e sipërmarrjeve dhe duke pasur frikë për humbjen e popullaritetit para zgjedhjeve. Ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara, pas karantinës së parë në mars – maj 2020, kufizimet ishin minimale dhe në periudhën e fund 2020-s dhe në fillim të 2021-shit, kur shpërtheu pandemia me të gjithë fuqinë e saj. Mbingarkesa në spitale dhe frika për mungesë të kujdesit shëndetësor bëri që shumë individë të zgjidhnin të kuroheshin në shtëpi, spitale private apo jashtë vendit (kryesisht në Turqi), me shpenzimet që vlerësohet nga 3 mijë deri në 50 mijë euro për kurimin jashtë vendit. Treguesi direkt i keq menaxhimit të situatës së pandemisë është rritja e lartë e vdekshmërisë shtesë. “Health data”, institute amerikan për vlerësimin e shëndetit, e renditi së fundmi Shqipërinë në të kartën në botë për nivelin e vdekjeve reale nga Covid-19 në raport me popullsinë, pas Azerbajxhanit, Bosnje-Hercegovinës dhe Bullgarisë. Shqipëria kishte në total 529 vdekje për 100 mijë banorë për periudhën mars 2020 deri në maj 2021 duke u renditur e katërta ndër 20 vendet me vdekjet reale më të larta nga covid-19. Edhe më herët, të dhënat kombëtare dhe ato të Eurostat për shtetet e evropës treguan se Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në periudhën e pandemisë dhe ndër të parat në Evropë për shtesën e fataliteteve në raport me popullsinë, përveç atyre shteteve që edhe në vitet normale kishin një normë të lartë vdekshmërie, si psh Bullgaria. Sipas INSTAT, nga prilli 2020 deri në mars 2021 u shënuan rreth 9300 vdekje shtesë në krahasim me periudhat përkatëse të vitit të mëparshëm, kur virusi nuk ishte i pranishëm.

Ndryshe nga vendet e zhvilluara të botës që zgjodhën jetët e njerëzve mbi gjithçka, në Shqipëri, ekonomia fitoi mbi shëndetin dhe pasojat – ndryshe nga ato të karantinës – janë të parikuperueshme. Por , më e patolerueshme është se tashmë që ekonomia e vendit po rikuperon me shpejtësi, dështimi po na shitet si sukses.

(Marrë nga revista Monitor)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img