Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

‘Pranohet falimentimi i narkoshtetit’, Berisha: Rama vendosi aeroportin nën kontrollin e Xhaçkës, akt puçist

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bae4b9fa7c6cd2ff4e607dd3882c4686

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama urdheroi ministren Xhaçka të shpalosë ushtrinë dhe vendosi nën kontrollin e saj aeroportin civil të vetëm të vendit të Rinasit.

‘Ndërkohë që forcat e armatosura sipas kushtetutës mund të merrnin këtë detyrë vetëm në kushte të shpalljes nga paralamenti e pjeseshme apo në gjithë territorin të gjendjes të jashtëzakonshme’, shkruan Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, ‘me dislokimin e njësive ushtarake për vënien e aeroportit civil nën kontrollin e forcave të armatosura pa shpallur në perputhje me kushtetutën gjendjen e jashtëzakonshme, është kryer një veprim puçist antikushtetues dhe de fakto jemi, por në kundërshtim flagrant me kushtetutën, në gjendje të jashtëzakonshme dhe natyrisht është pranuar dhe shpallur kapitullimi i policisë’.

Postimi i plotë:

Nje akt puçist antikushtetues!

Thellohet grushti i shtetit!

Pranohet falimentimi i narkoshtetit!

Te dashur miq, krye krye kreu i meduzes Edvin Kristaq Puçisti kreu dje nje akt tjeter pucist antikushtutues. Ai urdheroi ndrikull Xhaçken ne dhunim flagrant te kushtetutes te kryeje nje akt puçist te mirefillte, shpalosi ushtrine dhe vendosi nen kontrollin e saj aeroportin civil te vetem te vendit te Rinasit.

Nderkohe qe forcat e armatosura sipas kushtetutes mund te merrnin kete detyre vetem ne kushte te shpalljes nga paralamenti e pjeseshme apo ne gjithe territorin te gjendjes te jashtezakonshme.
Keshtu Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne piken 1 te nenit 173 stipulon: ”Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.”

Kurse 
ne piken 2 te nenit 173te Kushtetuta stipulon: “Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin”.Ky percaktim i kushtetutes esht sanksionuar gjithashtu ne piken 2,neni 22 i ligjit 64/2014 “

Per pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e te komandimit te Forcave te Armatosura te RSH,ne te cilen sanksionohet: ”Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit,pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.”

Pra me dislokimin e njrsive ushtarake per venien e aeroportit civil nen kontrollin e forcave te armatosura pa shpallur ne perputhje me kushtetuten gjendjen e jashtezakonshme, eshte kryer nje veprim puçist antikushtetues dhe de fakto jemi, por ne kundreshtim flagrant me kushtetuten, ne gjendje te jashtezakonshme dhe natyrisht eshte pranuar dhe shpallur kapitullimi i policise.

Duke denuar me ashpersine me te madhe veprimin puçist te krye krye kreut te meduzes Edvin Kristaq Puçistiti, Ndrikull Xhaçkes dhe Shefit te Shtabit te Ushtrise, iu bej thirrje qytetareve te vazhdojme betejen tone fitimtare gjer sa te shporrim sa me pare puçistet, kalbesirat dhe pushtetin e tyre antikushtetues te krimit. sb


 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img