Hapësire reklamuese

Politikë

"Ligjet" miratojnë në parim projektligjin për Amnistinë Penale, ja sa e përfitojnë

Shkruar nga Newsbomb
"Ligjet" miratojnë në parim projektligjin për

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi të martën gjatë diskutimit në komisionin e Ligjeve të projektligjit “Për amnistinë penale”, se sa janë përfituesit nga amnistia.

Kemi statistika të sakta. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar. Nëse do të merret miratimi i Kuvendit, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje dënimi shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar. Këto janë statistika në lidhje me këtë amnisti. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin që do të amnistojmë veprat që dënohen deri në 2 vite, s’ka subjektivizëm” – deklaroi Manja.

Gjithashtu ai në mbledhje tha se janë pranuar amendamentet e propozuara nga deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Bledjon Nallbati mbi amnistinë penale.

Propozimi i parë i Alibeajt ka të bëjë me datën e amnistisë të personave të dënuar apo në ndjekje penale gjatë tubimeve apo protestave politike të organizuar në periudhën 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020. Ky propozim është pranuar, por jo duke përcaktuar limitin kohor. Ky propozim është zgjeruar deri në datën 31 janar 2024”, - u shpreh ministri Manja.

Ai theksoi se propozimi është pranuar për veprat që lidhen me tubimet dhe protestat dhe këtu bëhet fjalë për veprat penale bazike si:

“Organizimet e protestave, vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike etj., por jo për personat e armatosur në protestë se është krim që dënohet me burgim”.

Manja tregoi dhe rastet e veprave penale që nuk janë pranuar të përfshihen në këtë amnisti.

“Nuk kemi pranuar veprat penale goditje për shkak të detyrës që e kemi kriter ndalues për të gjitha rastet. Duke nisur nga parimet e amnistisë ne nuk e kemi pranuar. Po ashtu edhe shkatërrimin e pronës me zjarr, apo në tërësi shkatërrimin e pronës nuk e kemi pranuar”, - shtoi Manja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese