Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Prangosja e zjarrfikësit të Tiranës për kokainë, reagon PD dhe nxjerr foton: Ka qenë patronazhist i PS, ka blerë vota për regjimin Rama-Doshi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndriçim Harka, pjesë e grupit të zjarrfikësve të Tiranë është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pasi dyshohet se është organizator i një rrjeti të trafikut të kokainës nga Zvicra në Gjermani.

Në total janë lëshuar 11 urdhër arreste nga prokurori Bledar Valikaj, 8 prej të cilave janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme. Tre persona janë ende në kërkim, raporton neësbomb.al. Kanë qenë autoritetet zvicerane që pasi kanë goditur këtë rrjet trafiku, kanë kërkuar përmes një letërporosie në Tiranë, identifikimin e bashkëpunëtorëve shqiptarë.

Për këtë lajm, ka reaguar dhe pak më parë sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i cili shkruan se Ndriçim Harka ka qenë pjesë e patronazhistëve të Partisë Socialiste.

“Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së”, shkruan Bardhi.

Shënimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së.

Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend.

203497701 195350302591446 2656579936047447354 n

Lexo edhe: Goditet rrjeti i trafikut të KOKAINËS nga Zvicra, i përfshirë dhe ZYRTARI I SHTETIT shqiptar

Më shumë

spot_img
spot_img