Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Prangosja e 3 infermiereve te “Shefqet Ndroqi”, reagon Rama: Lajm i mirë! Qytetarët të mos ngurrojnë të denoncojnë

Shkruar nga Newsbomb
Prangosja e 3 infermiereve te “Shefqet Ndroqi”, reagon Rama: Lajm i
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagon pas katër arrestimeve të tjera te spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, të dyshuar për marrje rryshfeti pas skandalit me sanitaren Tire Alldervishi.

Në një konferencë për media nga Kryeministria, Rama ftoi qytetarët të denoncojnë korrupsionin jo vetëm në spitale, duke e quajtur arrestimin e tre infermiereve dhe një sanitareje ditën e djeshme si “lajm të mirë”.

“Duke filluar nga lajmi shumë i mirë i prangosjes edhe katër, në kuadrin e hetimeve të thelluara që nisën pas hetimeve të thella, pas emisionit investigativ. Është një lajm shumë i mirë se është një mesazh i qartë për qytetarët që nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në çdo drejtim që e shohin të arsyeshme, përfshi edhe mediat investigative, që gjej rastin t’i falenderoj për punën, si dhe për këtë rast kaq skandaloz dhe domethënës. Është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës të bluzave të bardha, që për fat të mirë është një pakicë e vogël por e mjaftueshme për të ndotur imazhin e bluzave të bardha, dhe rrugën e transformimit të kushteve dhe performancës. Është një mesazh i qartë edhe për të ardhmen, pasi besoj që kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të rryshfetit në sistemin shëndetësor është thellimi i reformës së sistemit. Reformë që ne e kemi nisur dhe tani jemi në hapin e madh të autonomisë spitalore”, u shpreh Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll