Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Prangoset në Doganën e Morinës 34 vjeçari nga Kosova, i akuzuar për “Grup kriminal” do të ekstradohet në Gjermani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 34 vjerçar nga Podujeva e Kosovës është arrestuar nga Policia në Doganën e Morinës, pasi nga shteti gjerman ai është shpallur në kërkim dhe ndaj tij janë lëshuar dy urdhër-arreste për vjedhje dhe “Grup kriminal”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë. 

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Interpol Ëiesbaden Gjermani i ka caktuar urdhër-arrestin për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. 

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Më shumë

spot_img
spot_img