Më datë 26.05.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Përsëritësi", ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë, Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më pare, Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë, Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë
- Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë
- Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve R. B. dhe L. T., banues në Tiranë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve "Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva", në zona të ndryshme të Tiranës.
Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
- 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.
- 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
- 3 automjete të markave të ndryshme.
- Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.
- 10 telefona celulare të markave të ndryshme.
- Një peshore elektronike
Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
video-1495816304 by newsbomb-al