Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prangoset 67 vjeçari në Mirditë, tenton të vrasë duke përplasur me makinë punonjësin e kompanisë që po rregullonte rrugën (EMRAT-NGJARJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia pasi tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me makinë.  

Mësohet se shtetasi Dedë Doçi banues në Mirditë, ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij shtetasin Nazmi Halila banues në Kukës. 67 vjeçari pretendonte se kompania ku punonte Nazmi Halila për riparimin e rrugës Rrëshen-Rubik i kishte zaptuar tokën.

Ftmirësisht, i dëmtuari ka marrë lëndime të lehta dhe pas mjekimit në spital ëhstë larguar. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.

Njoftimi i Policisë Mirditë

Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës.

Shtetasi N.H.,pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img