Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Prangoset 28 vjeçari në Shkodër, kishte hapur tokën dhe do mbillte kanabis, si u zbulua me dron

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6aa51d5af2d2670291577639a9962d84

Një 28 vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e Policisë pasi nga filmimet nga ajri me dron dhe helikopter është konstatuar një tokë e hapur enkas nga ky shtetas, për të mbjellë kanabis.

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative  dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit  pas mbajtjes nën vëzhgim  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit  për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë e helikopter.

Finalizohet operacioni policor “Pult”

Si rezulat i konstatimit me dronë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentativë  për kultivim të bimëve narkotike një 28 vjeçar

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative  dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit  pas mbajtjes nën vëzhgim  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë.

Kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img