Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prangoset 20 vjeçari në Elbasan, nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar: Ishte pa patentë, transportonte emigrantë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një 20 vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ka qenë duke drejtuar makinën pa patentë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, si dhe po transportonte 5 emigrantë të huaj kundrejt parave.

Sipas Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasin: R. H., 20 vjeç, banues në Durrës.

Arrestim i tij u bë pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin furgon tip "Fiat", 5 shtetas të huaj. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe nga verifikimet e bëra rezultoni se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik ".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll