Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prangoset 20-vjeçari i rrezikshëm, ‘tmerri’ i banesave në Sarandë dyshohet për 10 vjedhje në Ksamil

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

558549f4ebd7396fbcf8a25ab317a45e

Një 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Sarandë.

Ai dyshohet si bashkëautor 10 vjedhjeve të ndodhura në Ksamil dhe Sarandë, të kryera në bashkëpunim me shtetasin S. P. (i ndaluar në datën 23.11.2020) dhe 3 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë.

I riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale” Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë Sarandë

Kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si bashkautor i 10 vjedhjeve të ndodhura në Ksamil dhe Sarandë.

Në muajin nëntor është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

P. S., 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale” Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi P. S. ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të zbardhura dhe të dokumentuara, në Ksamil dhe Sarandë, të kryera në bashkëpunim me shtetasin S. P. (i ndaluar në datën 23.11.2020) dhe 3 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img