Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur më 30 Janar ku një shpërthim me lëndë plasëse u raportua në një zyrë noterie në kryeqytet.
Sasia e tritolit ishte vendosur në zyrën e noteres Esmeralda Dauti e cila pas ngjarjes deklaroi për mediat se nuk ka konflikte me askënd. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, gjatë një konference për mediat ka bërë me dije se policia ka arritur të zbërthejë këtë ngjarje dhe të vendosë para drejtësisë tre shtetas.
Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër, Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës dhe Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë, janë tre të rinjtë që kanë rënë në prangat e Policisë.
"Nga hetimi i deritanishëm dhe analiza e autorëve ka rezultuar se kanë kryer këtë kundrejt pagesës vijon puna hetimore për të evidentuar porositës" , tha drejtori i Policise.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni të koduar “POROSIA”, lidhur me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë.
Shtetasit e larpërmendur, në bashkëpunim me nëjri tjetrin, më datën 30 Janar kanë vendosur sasi lëndë plasëse në zyrën noteriale në pronësi Esmeralda Dautit. Autorët pas ngjarjes kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.
Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar dhe të një ngjarje të ndodhur më 5 tetor të vitit që lamë pas, 2023, në në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., u vendos një sasi lëndë eksplozivi.
Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës. Ndërkohë, vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve.
LEXO EDHE: I vunë tritol në derë të zyrës, flet noterja: Nuk kam konflikt me njeri
PJESË NGA FJALA E DREJTORIT TË POLICISË
Po më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse.
Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:
1. Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër;
2. Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës;
3. Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive.
Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës. Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë punën intensive për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.
Siguroj qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmërisë, për të garantuar rend e siguri, për të zbatuar me rigorozitet paketën e sigurisë në shkolla, dhe në këtë kuadër i riftoj qytetarët që të mbështetin më shumë Policinë dhe të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe profesional.