Dy të rinj shqiptarë, janë vënë në pranga ditën e sotme në Zvicër, pasi janë akuzuar për shitje të lëndëve narkotike, si heroinë e kokainë.
Sipas policisë në qytetin e Luzernës, një 20-vjeçari i janë gjetur sasi të mëdha lëndësh narkotike si dhe mijëra franga zviceriane, që dyshohen se kanë ardhur nga shitja e drogës.
Një tjetër 19-vjeçar dyshohet se është i përfshirë në operacionin e shitjes së drogës pasi edhe atij i janë gjetur lëndë narkotike dhe një sasi e konsiderueshme parash.
Ndërkohë, të dy të rinjtë janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim, ndërsa autoritetet janë duke kryer hetime të mëtejshme për të zbuluar rrjetin e plot.
Sondazh
Poll