Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Prangosen dy hajdutët serialë në Vaun e Dejës, grabisnin shtëpi me dhunë

spot_img

Lajme të ngjashëm

4bf1638f941468762c415f6ba378ff6c

Dy persona kanë rënë në prangat e Policinë në Vaun e Dejës pasi gjatë muajve të fundit të viti 2020, kanë grabitur disa shtëpi në zonën e Bushatit.

Sipas Policisë, janë arrestuar shtetasit B. M., 50 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat dhe L. M., 27 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë hetimeve intensive ka rezultuar se këta shtetas, më datë 19.12.2020, kanë vjedhur një shumë parash dhe vegla pune në banesën e shtetasit G. J., në fshatin Rranxa, Bushat.

Gjithashtu, gjatë hetimeve të dokumentuara me prova ligjore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 28.10.2020, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. P. në fshatin Stajkë, Bushat, Vau i Dejës, ndërsa më datë 13.09.2020, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Gj., në fshatin Mali i Jushit, Bushat, Vau i Dejës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Më shumë

spot_img