Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pranga shqiptarit, kapet në Rinas me tre shtetas turq

Shkruar nga Newsbomb

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për ndihmë për kalim të paligjshmëm të kufirit.

Sipas policisë, shtetasi Behar Brahaj priti në aeroportin e Rinasit tre shtetas turq, të cilët do t’i ndohmonte të kalonin kufirin me Malin e Zi. Dyshohet se turqit kishin si destinacion final shtetet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshmëm të kufirit”

Ndalohet një shtetas pasi do ndihmonte tre shtetas turq për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit, me destinacion Gjermaninë e Zvicrën.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Behar Brahaj, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në pikën e kalimit kufitar Rinas u kapën tre shtetas turq të cilët pas intervistimit deklaruan se do të ndihmoheshin nga shtetasi i mësipërm për të kaluar kufirin në drejtim të shtetit Gjerman dhe atij Zvicerian. Shtetasit turq u proceduan me urdhëra largimi vullnetar drejt shtetit Turk.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Behar Brahaj, neni 298 i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll