Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në flagrancë nga policia helene teksa po transportonin drogë me dy automjete.
Aksioni i policisë është kryer në afërsi të Pogonit, Janinë, ku policia greke ka ndaluar dy shtetasit, një shqiptar dhe një grek përkatësisht 33 dhe 28 vjeç.
Ata po udhëtonin në dy makina të ndryshme, një prej të cilave kishte për detyrë të kontrollonte rrugën ndërsa në makinën tjetër ishte ngarkuar kanabisi, plot 128 kilogram. /Newsbomb.al