Hapësire reklamuese

Aktualitet

PRANGA SANITARES/ U denoncua dje se mori 8 mln lekë te “Shefqet Ndroqi” për një paciente që vdiq, arrestohet 58-vjeçarja, pritet të dalë në gjykatë

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh-Tire Dervishi

Ka rënë në prangat e policisë Tire Alldervishi, sanitare te Spitali “Shefqet Ndroqi”.

Ajo është arrestuar pas një  denoncimi nga vajza e një ish-pacienteje te ky spital, që fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Sipas vajzës së të ndjerës, Tirja i merrte asaj lekë duke u hequr si infermiere dhe ia shpërndante mjekëve dhe infermierëve të tjerë, por nuk i bënin shërbim pacientes.

Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale ku rezultonte se ajo ishte prezantuar si infermiere te shtetasja E. S., duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shpëtuar të ëmën 55 vjeçe, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë te Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Sipas denoncimit, në muajin dhjetor (gjatë kohës kur nëna e kallëzueses ndodhej e shtruar në spital), sanitarja e ka mashtruar, duke i marrë rregullisht shuma te ndryshme monetare. Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion,” njofton policia.

Sanitarja Tire Alldervishi

Screenshot_4.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu