Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Pranga dy personave në kërkim në Vlorë e Sarandë, për plagosje dhe kanabis

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona të shpallur në kërkim për dy vepra të ndryshme penale në qytetet e Vlorës dhe Sarandës janë arrestuar nga uniformat blu.

Konkretisht, Specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në DVP.Vlorë kanë kapur e ndaluar shtetasin Agron Hazizaj, 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër,Vlorë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ”Arrest me burg” për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”.

Ngjarje e ndodhur më datë 24.11.2015 në fshatin Trevllazër Vlorë, ku janë sekuestruar rreth 128.3 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa si edhe 3 armë zjarri.

Po ashtu Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Diomet Musa, 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj këtij shtetasi është caktuar masa ”Arrest me burg” prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Vepra penale këto të kryera prej shtetasit Diomet Musa në ngjarjen e ndodhur të datës 28 Gusht 2017, në lagjen ”Nr.1”, Sarandë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img