Pas Pogradecit një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga policia e Lushnjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 51 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 12-vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Vepra të turpshme".