
Shkrimtari i njohur Moikom Zeqo vazhdon të qëndrojë i shtruar në pavionin e hematologjisë prej dy muajsh.
Këtë herë, intelektuali shqiptar ka publikuar një foto të trishtueshme nga dhoma e tij në Qendrën Spitalore Universitare ‘’Nënë Tereza’’ ku ndodhet pranë një muri të dalë boje dhe me pllaka të vjetra.
Megjithatë, miq, kolegë dhe dashamirës së shumtë nuk pushojnë së dërguari mesazhe inkurajuese, të cilat i urojnë shërim të shpejtë.
Moikom Zeqo vuan prej kohësh nga një sëmundje e rrezikshme e gjakut.