Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Pranë Lasgushit edhe Migjeni", Rama nxjerr pamjet nga Rinasi: Përpara Vitit të Ri nis fluturimin edhe Naimi

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aeroporti i Rinasit. Në foto shihet avioni i 'Air Albania' i cili ka marrë emrin "Migjeni".

Më herët kreu i qeverisë ka lajmëruar se "Migjeni" do të bëjë fluturimin e parë nesër dhe do ketë si destinacion Italinë.

Ndërkaq, Rama bën me dije se një tjetër avion, i cili do të marrë emrin Naimi, nis fluturimet së shpejti.

"Ka lezet

Pranë Lasgushit ka mbërritur edhe Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera europiane", shkruan Rama.

Ndërkohë, Air Albania i ka nisur fluturimet pak muaj më parë. Avioni i emëruar si 'Lasgushi' bën linjën e Stambollit.

ramaaaa.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese