Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

 “Pragu duhet të jetë mosha 16-vjeçare”, Albin kurti për mbajtjen e shamisë në shkollë: Nëse e mundëson sistemi edhe të lidhin kurorë në këtë moshë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti në një deklaratë për media ka folur dhe për mbajtjen e shamisë në shkolla, pas nisjes së një fushate ku kërkohet që të shfuqizohet vendimi që ndalon shamiat në shkollë.

Kurti tha se mendon se nuk është e drejtë që të ndalohet shamia apo elemtet fetare në jetën publike të qytetarëve, por që shaminë s’duhet të mbajnë ata nën moshën 16-vjeç.

Madje Kurti këtë e ka çuar edhe më tej duke thënë se 16-vjeçarët duhet të lejohen të votojnë, madje me proceduara të lejohet edhe martesa e tyrë në këtë moshës.

“Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshim të udhëzimit administrativ. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare që do ta sjellim në Kuvend. Por, qëndrimin e kam thënë para shumë vjetëve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë, por gjithashtu kam thënë se mosha 16 vjeçare është pragu. Ju e dini qëndrimin tim politik, tash jo si kryeministër i Kosovës, por si dikush që e ka thënë shumë herët.

Meqë mund të marrësh kartë identiteti në moshën 16 vjeçare dhe nëse sistemi e mundëson që me një procedurë edhe të lidhesh kurorë në këtë moshë” tha ai ndër të tjera.

Si nisi debati

Kujtojmë që debati i madh u hap pas kërkesës së Durim Berishës, ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, për shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.

Pas kërkesës së juristit Berisha, filloi një fushatë në rrjete sociale, që tashmë ka hyrë në ditën e 12-të, ku kërkojnë heqjen e këtij udhëzimi adminsitrativ.

Gjithashtu disa deputetë të opozitës në Kosovë e kanë cilësuar si  të padrejtë urdhrin që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë.

Bashkësia Islame e Kosovës, institucione të saj dhe besimtarë myslimanë kanë kërkuar shfuqizimin e urdhrit administrativ që i mohon të drejtën e shkollimit nxënësve që mbajnë shami.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img