Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Prag tragjedie, po ndiqeshin nga paparacët, makina e Princi Harry dhe Megan...

Shkruar nga Newsbomb
Prag tragjedie, po ndiqeshin nga paparacët, makina e Princi Harry dhe

Princi Harry, bashkëshortja e tij Meghan dhe nëna e saj, i kanë shpëtuar një aksidenti që mund të kishte pasoja tragjike.

Mediat e huaja shkruajnë se Princi Harry dhe Megan sapo kishin dalë nga ceremonia e çmimeve në Nju Jork nga Fondacioni për gratë, kur paparacët u vunë në ndjekje të tyre. Kjo ishte shfaqja e tyre e parë publike që nga kurorëzimi i mbretit Charles në fillim të këtij muaji.

Paparacët janë vënë në ndjekje të tyre për dy orë, dhe në përpjekje shoferi që kishte në mjet Princin Harry dhe Megan, për pak i ka shpëtuar aksidentit.

“Mbrëmë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it dhe zonja Ragland u përfshinë në një ndjekje pothuajse katastrofike me makinë nga paparacë shumë agresivë.

Kjo ndjekje e pamëshirshme, që zgjati mbi dy orë, mund të kishte aksidet masiv dhe të lënduar këmbësor”, njoftoi Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, shkruan "Reuters".

Kujtojmë që ngjarja është e ngjashme me atë, ku humbi jetën Princesh Diana. Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç.

Makina u përplas nëpër rrugët e Parisit duke u ndjekur nga një grup paparacash, teksa hynte në tunelin Alma në orën 12.23, duke i marrë jetën Prnceshës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese